×
  • Lajme
  • Lajme

    Malishevë: Gruaja largohet nga shtëpia pasi e rrahu burri, policia e gjen në rrugë në mesnatë

    Reporteri
    01 Maj 2024 | 10:33

    Policia e Kosovës ka gjetur një grua në rrugë rreth orës 00:10 në komunën e Malishevës, pasi e njejta kishte treguar se është rrahur nga burri dhe është larguar nga shtëpia, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Viktima është dërguar në QKM për tretman mjekësor.

    Njoftimi:

    · Malishevë 29.04.2024-22:00.Më datë 01.05.2024 rreth orës 00:10 nga njësia policore është hasur viktima femër e cila ka njoftuar se është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Pasi që viktima kishte lëndime është dërguar te mjeku i QKMF dhe më pas me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. Lidhur me rastin, deri me tani nuk është arritur që të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!