×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Totaj për Haskukën: As vetë nuk e kam besuar se është kaq i dobët

    Reporteri
    11 Nëntor 2021 | 22:15

    Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, ka thënë se kryetari aktual Mytaher Haskuka ka pasur performancë të dobët.

    Haskuka ka katër vjet si kryetar i Prizrenit, ndërsa Totaj thotë se nuk e ka besuar para katër viteve se ai do të jetë kaq i dobët në performancën e tij.

    “As vetë nuk e kam besuar se është kaq i dobët. Dhe as vetë nuk e kam besuar se do të ketë kaq performancë të dobët”, tha ai.

    Tutje Totaj tha se janë tri pika të cilat e dallojnë një kryetar të mirë.

    “Mendoj se kryetari i mirë dallohet në tri pika. Menaxhimi i mirë i resursve humane. Menaxhimi i mirë i financave si dhe transparenca në llogaridhënie. Të tria këto i kam profesion dhe ën të tria kam pasur shumë punë, përvojë dhe kam kualifikime akademike nga Universiteti i Uashingtonit dhe FMN në Uashington D.C.”, tha ai në T7.

    Haskuka dhe Totaj do të përballen në raundin e dytë për kryetar. Në raundin e parë Haskuka kishte 40.43% ndërsa Totaj kishte 31.10%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!