×
  • Sport
  • Sport

    Ermal Hadribeaj “snajpjeri” shqiptar në Majemi që synon suksesin në boks

    Reporteri
    16 Qershor 2020 | 15:33

    Ermal Hadribeaj është boksier profesionist shqiptar që jeton në Majemi. Shumë e quajnë ‘snajper” për goditjet e shpejta që u jep kundërshtarëve.


    Ermali ishte në një lidhje direkte me Arjon Muça dhe Arjola Shehun në studion e Ditë e Re në RTV Ora.

    Ai ka fituar 4 fitore në 4 ndeshje profesionale në boks. Është pikërisht takimi me trajnerin Italian sapo shkoi në Majemi që I dha shtytjen për të vijuar boksin dhe synon të jetë kampion.

    “Boksi është shumë i vështirë dhe do një stërvitje të madhe” thotë Ermali.
    Po familja?

    “Familja është në krah të tij ndërsa me batutë tregon: Mami më thotë fito, stërvitu, por vetëm mos u vrit”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!