×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Përkundër insistimit të VV-së, KQZ procedon me certifikimin – Secila parti do të shqyrtohet veç e veç

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 20:16

    Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është duke vazhduar mbledhja për certifikimin e partive dhe kandidatëve për deputetë e cila po përcillet me shumë tension, meqë përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në vazhdimësi kanë insistuar që të votohet rekomandimi i Zyrës për certifikim të kandidatëve dhe partive të cilët kanë dhënë rekomandimin e votimit në pako të të gjitha partive politike dhe të gjithë kandidatëve.


    Megjithatë një rekomandim i tillë s’ka marrë votat e mjaftueshme në KQZ, meqë ka pasur vetëm pesë vota ‘për’ dhe gjashtë ‘kundër’ në votimin e dytë që është bërë për të njëjtën çështje, a të shkohet me votim në pako, apo të secilës parti veç e veç.

    Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se të gjitha partitë kanë aplikuar për certifikim veç e veç, dhe s’mund të kalojnë në pako, meqë ka subjekte që kanë kandidatë me probleme me ligjin dhe ka subjekte të cilat i kanë zëvendësuar kandidatët e tyre që kanë pasur probleme me ligjin dhe i kanë listat e pastra.

    “Secili subjekt votohet veç e veç. Kur kanë apliku s’kanë apliku në paketë, kanë apliku veç e veç. Sepse ndonjë subjekt ka problem dhe ndonjë subjekt s’ka problem”, ka thënë Daka.

    Tashmë në KQZ është duke pritur që të fillojë procesi i certifikimit të partive politike veç e veç.

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës përmes një komunikimi që ka pasur sot me kryetaren e KQZ-së ka konfirmuar se të gjitha të dhënat që i kanë dërguar tek zyra për certifikim janë të sakta.

    Nga të gjithë partitë politike të cilat kanë aplikuar për certifikim, 47 kandidatë është gjetur që kanë probleme me ligjin.

    Subjekti i parë që është në shqyrtim për certifikim është Nisma Socialdemokrate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!