×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    22 përfaqësues të Policisë së Kosovës u trajnuan nga DEA amerikane

    Reporteri
    01 Maj 2024 | 8:13

    Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Programin Ndërkombëtar të Asistencës në Trajnim për Hetimet Kriminale të Departamentit të Drejtësisë (ICITAP) dhe Administratën për Zbatimin e Drogës (DEA), përfunduan me sukses kursin njëjavor për Informatorët Konfidencial të mbajtur në Prishtinë.

    Me anë të një njoftimi në Facebook, bëhet e ditur se të 22 pjesëmarrësve, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor, iu dorëzuan certifikatat.

    Kursi u zhvillua nga instruktorë të DEA-s, të cilët ligjëruan mbi menaxhimin e burimeve konfidenciale dhe planifikimin operacional. Programi u vlerësua për përmbajtjen e tij të specializuar, të avancuar dhe informative, e cila u dha pjesëmarrësve njohuri të vlefshme për zhvillim profesional.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!