×
  • Lajme
  • Lajme

    Hykmete Bajrami: Ministrat e Kurtit i’u dhanë tenderë ‘dostave’

    Reporteri
    26 Nëntor 2023 | 16:15

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi u përfol se zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka blerë xhaketë në vlerë prej 1,600 euro.

    Bajrami me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se ministrat e Qeverisë Kurti bëjnë jetë luksoze.

    Së këndejmi, ish-ministrja ka vënë në pah të gjeturat e Raportit të Komisionit Evropian për tenderë të negociuar, duke aluduar se tenderët iu janë dhënë dostave të ministrave.

    “Pse po çuditeni për luksin e ministrave të Qeverisë Kurti kur Raporti i Komisionit Evropian thotë se 20% e kontratave publike janë tenderë të negociuar. Që dmth. u janë dhanë dostave, vlera e tyre është mbi 78 milionë euro”, deklaroi ajo.

    “E kam ble 100 euro në Fushë Kosovë”, Hysen Durmishi deklarohet për jaknen “1600 euro” që u përfol sot

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!