×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kongresisti amerikan: Askush s’është i gatshëm t’i dënojë serbët e ndyrë për krimet në Kosovë

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 17:09

    Kongresisti amerikan, Tim Burchett, ka treguar se dje në Kongresin Amerikan ka zhvilluar një bisedë me ish-presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, kjo e fundit së bashku me Vasfije Krasniqi-Goodman, viktimë e dhunës seksuale në luftën e fundit dhe Ilir Bytyqi të cilit ju vranë tre vëllezër dëshmuan për krimet serbe në Kosovë.


    Kongresisti Burchett përmes një shkrimi në Twitter thotë se po punohet që përgjegjësit e krimeve të dalin para drejtësisë, shkruan Reporteri.net.

    “Zhvillova një bisedë të mirë me ish-presidenten e Kosovës për krimet e luftës të kryera nga serbët e ndyrë dhe askush nuk është i gatshëm t’i dënojë ata. Ajo (Jahjaga) më tregoi krimet e luftës, në veçanti dhunën seksuale dhe është me të vërtetë e tmerrshme. Të gjithë po punojnë për t’i vënë para gjyqit ata. Ata s’kanë zot. Shpresoj të ketë më shumë presion mbi ta”, thotë Burchett në një video të shkurtër që ka postuar në Twitter.

    Kujtojmë se dje me ftesë të kongresistit amerikan, Eliot Engel, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, Vasfije Krasniqi-Goodman me lot në sy dhe duke u dridhur ka dëshmuar për krimet e Serbisë në Kosovë, para Komitetit për punë të Jashtme të Kongresit amerikan.

    Ajo tha se dhunuesi i saj endet i lirë dhe gjithçka çfarë dëshiron është drejtësia.

    Poashtu dëshmoi edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila tha se s’ka paqe pa u vendosë drejtësia për krimet serbe në Kosovë.

    “Nuk mund të kemi paqe të qëndrueshme, pa njohur autoritetet serbe përgjegjësinë e regjimit të Millosheviçit dhe aparatit të saj shtetëror që kryen e krime në Kosovë”, tha ajo.

    Kurse Ilir Bytyqi, vëllai i tre vëllezërve Bytyqi, me nënshtetësi amerikane, të vrarë gjatë luftës në Kosovë ka treguar se si kërkoi drejtësi presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe si ai e kishte kërcënuar.

    “Unë kam takuar më 2015 Vuçiqin për ti kërkuar drejtësi për vëllezërit e mi, dhe ai e ka kërcënuar familjen time”, deklaroi Bytyçi.

    Edhe Eliot Engel, drejtues e Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan tregoi se si ka kërkuar drejtësi nga Vuçiqi por si ai nuk bëri asgjë.

    “E kam takuar dy herë Vuçiqin për rastin e vëllezërve tuaj dhe ai më ka premtuar se do të kërkojë drejtësi, por asgjë nuk ka bërë në këtë drejtim. Herën e tretë prapë ia thashë këtë dhe prapë e mora përgjigjen e njëjtë. Ne i kemi shkruar edhe sekretarit amerikan Mike Pompeo për rastin tuaj dhe do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi”, tha Engel.

    Kujtojmë se Reporteri. net është media e vetme në vend që para mbajtjes së seancës së Kongresit Amerikan publikoi ekskluzivisht fjalimet e plota të ish-presidentes Atifete Jahjaga dhe të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës Vasfije Krasniqi-Goodman.

    /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!