×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku: Gati çdo javë, edhe në 2 ose 3 të natës shkoj te varret e shokëve

    Reporteri
    01 Maj 2024 | 8:43

    Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku ka kujtuar momentet me të.

    Lushtaku ka thënë se në shenjë mirënjohje për të rënët, shkon gati çdo javë në 2 e 3 të natës tek varret e shokëve të rënë për lirinë që ne e gëzojmë sot.

    “Unë gati nuk po them çdo ditë, por në javët ndoshta edhe në 2 e në 3 të natës shkojë para varreve të shokëve”, ka thënë Lushtaku.

    Ai ka thënë se ideali i luftëtarëve dhe të rënëve për lirinë është realizuar në 95 për qind.

    “Për secilin pjesëtarë të UÇK-së për secilin shqiptarë, unë mendojë se ideali i atyre burrave që kanë rënë, është realizuar 95 për qind. Baballarët tonë nuk e kanë menduar asnjëherë që do të ketë President të Kosovës, Kryeministër, Polici të Kosovës që do të ketë edhe Ushtri të Kosovës.

    Unë mendojë që familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të Kosovës kjo i bën me u ndje edhe më mirë, por edhe të lumtur se gjaku i tyre nuk ka shkua huq”, është shprehur Lushtaku në Kanal 10.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!