×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta publikon grafikun e Worldmeters: Të fundit për testime, të infektuarit janë rritur me 11 herë

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 12:51

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta publikoi të diel grafikun e Worldmeters sipas të cilit Shqipëria renditet në vendet e fundit për sa i përket testimeve të kryera për koronavirus.


    Sipas kreut të shtetit, kjo gjë është shumë shqetësuese pasi testimi është veprimi kyç për gjurmimin e të infektuarve.

    “Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera. Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë. OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM! Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë”, shkruan Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!