×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika ndaj pushtetit

    Raporti i Progresit, Krasniqi: Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror

    Reporteri
    26 Nëntor 2023 | 11:04

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka theksuar sot gjetjet e shumta që ka publikuar Komisioni Evropian në raportin e fundit për Kosovën sa i takon korrupsionit.

    Komisioni Evropian ka theksuar në raportin e vitit 2022-2023 se korrupsioni është shqetësim serioz në Kosovë.

    “Shkarkimi i Kreut të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës, dërgon një sinjal negativ në përkushtimin e Kosovës në luftën ndaj korrupsionit”, thuhet në raport.

    Kreu i PDK-së Memli Krasniqi tha me këtë rast se në 133 faqe të raportit të Komisionit Evropian për Kosovën – 99 herë përmendet fjala korrupsion! Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!