×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Hoti: Lista e VV-së adhuron sistemin komunist, LDK-ja do të dalë më mirë se më 2019

    Reporteri
    08 Shkurt 2021 | 23:20

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka mbushur listën e saj zgjedhore njerëz që adhurojnë sistemin komunist.


    Hoti ka deklaruar se politikat e majta të VV-së kanë dallime të mëdha me politikat majta të vendeve evropiane.

    “Të majtit në Evropë kanë politika sociale, orientimi ynë është përmes ekonomik, të ndihmojmë qytetarët e vendit. Në listën e VV-së ka njerëz që idol e kanë Enver Hoxhën. Në 2021 i mbush listat me njerëz që e adhurojnë sistemin komunist, ky është dallimi mes tyre dhe të majtëve të Evropës. LDK-ja është themeluar nga njerëzit më vizionar”, ka deklaruar Hoti në KTV, raporton koha.

    Ai ka thënë se beson se partia e tij do të dalë më mirë se në zgjedhjet e vitit 2019, duke shtuar se kanë bërë aktivitete të shumta dhe punë të mëdha gjatë kësaj periudhe.

    “Në këto zgjedhje do të jemi dukshëm më mirë se në vitin 2019. Me këtë aktivitet që kemi, më punët që kemi kryer, komunitete të bizneseve, mjekëve, bujqve, mendoj se dalim mbi vitin 2019”, ka thënë Hoti.

    Për postin e presidentit, Hoti ka deklaruar se është herët për të diskutuar, derisa ka thënë se pas zgjedhjeve, temë e diskutimit duhet të jetë presidenti dhe kryeministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!